Nga sot, 15 nëntor fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Vozitësit të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.

15 nëntori është data zyrtare e hyrjes në sezonin e dimrit për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Që nga 15 nëntori është e detyruar me ligj që çdo drejtues i automjetit të pajiset me gomat e dimrit dhe pajisjet tjera të nevojshme dhe të obliguara.

Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse. Sugjerohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve kontrollimi i dritave, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisë – madje rekomandohet edhe kontrolli i bazës së makinës.

Pajisjet duhet të mbahen në makinë pavarësisht motit, në të kundërtën parashihen dënime për shoferët./21Media