Nga sot qyteti i Skenderajt nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal si dhe me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, kanë përuruar sistemin e sigurisë përmes instalimit të kamerave në 40 lokacione në qytetin e Skenderajt.

Kryetari Jashari bëri të ditur se nga sot lëvizjet në Skenderaj do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia përmes këtyre kamerave.

“Kështu synohet që të reduktohen edhe më shumë dukuritë̈ negative dhe ndotja e dëmtimi i  hapësirave publike dhe mjedisit në përgjithësi. Kjo është për të mirën e përbashkët, për sigurinë tonë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon”, tha nder të tjera Kryetari Jashari.

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, falënderoi Kryetarin Jashari si dhe komunën për këtë projekt duke thënë se këto kamera do të ndihmojnë policinë ne punën e tyre.

“Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, viteve të fundit është shënuar rënie drastike e incidenteve dhe kështu me instalimin e këtyre kamerave do të arrihen edhe më shumë rezultate pozitive në rritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve të Skenderajt”, thuhet në komunikatën e komunës së Skenderajt./21Media

Back to top button