Teuta Kurti është njëra prej këngëtareve që u bë e njohur nga ”Ethet e së Premtes”, e cila pastaj e vazhdoi suksesshëm karrierën e saj muzikore.

33-vjeçarja me stilin e saj unik dhe zërin e veçantë arriti që brenda një kohe të shkurtër ta bëjë për vete publikun shqiptarë.

Krahas sukseseve, në karrierë Teeta gëzon edhe një jetë të lumtur familjare. Ajo në vitin 2011 u martua me Dardan Lutën dhe dashuria e tyre u bekua me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Vitet e fundit, Teuta duket se është përkushtuar më shumë tek familja pasi që nga viti 2015 ajo nuk solli diçka të re sa i përket muzikës.  “Në sytë e mi” mbanë titullin kënga e fundit e Teutës, me të cilën mori pjesë në Festivalin e 54-të në RTSH.

Se a do ta shohim Teutën së shpejti me ndonjë projekt të ri, mbetet të shihet. /21Media