Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar seriali turk “Kampionil”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Aktorët e serialit me rolet e tyre arritën që shumë shpejt t’i rrëmbejnë zemrat e publikut. Vuajtjet, sakrificat e gënjeshtrat e shumta do t’i përcjellin vazhdimisht aktorët e serialit, shkruan rtv21.tv

Në vazhdim të serialit do zhvillohet ngjarje të reja dhe mjaft interesante. “Keremi”me “Neslihanin” dhe “Zaferi” me “Selvin” do martohen.

“Suna” detyrohet që të largohet në një qytet tjetër për ta mbrojtur ‘’Kafkasin’’ dhe ‘’Gyneshin’.

‘’Kafkasi’’ arrinë që ta fitojë titullin e kampionit, por aty do e gjej edhe vdekjen.

Seriali për shikuesit kosovar transmetohet nga e hëna në të premten duke filluar nga ora 20:00. në RTV 21. /21Media