A do vdes "Omeri"?

A do vdes “Omeri”?

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Emri im është engjëll”.

Ata të cilët janë duke e ndjekur po presin se si do të zhvillohet ngjarja tuje, shkruan rtv21.tv.

Shumë intriga do të thuren, e do të hyjnë personazhe të reja të cilat priten të shfaqen episodë pas episode.

Në këtë serial vuajtja troket te secili personazh. “Defne” dhe “Omeri”, aktorët që kanë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin në serial por që lidhja e tyre duket të jetë e pamundur.

Në episodat në vazhdim dyshja do të pësojnë aksident të rëndë me veturë.

“Defne” do arrijë të mbijetojë kurse, gjendja e “Omerit” do jetë më e rëndë dhe ende nuk dihet se a do të shpëtojë.


Seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media