Ngjarjet e datës 10 dhjetor

09:00
OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të dhjetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese)
09:00
Mbahet konferenca Ndërkombëtare “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”, e organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Hotel “Pashtriku”, Gjakovë)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temën “A (Pse) duhet rritur numri i inspektorëve të punës në Kosovë?!”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)
11:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Me rastin e shënimit të 10 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, HANDIKOS lanson fushatën “Ngom mu!”. (Zyrat e Handikos, Veternik)
12:00
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon aktivitetin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Ndërtesa e Qeverisë )
12:00
Sindikata e re e KEK-ut proteston para ndërtesës së këtij institucioni, duke kërkuar kthimin në vendet e punës e kontratën kolektive. (Te objekti i KEK-ut, Prishtinë)
14:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e Panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore, si dhe raportin e Panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10).

Back to top button