Mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020 në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. (Ora 09:00)

Mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020 në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. (Ora 09:00)

Për nder të Ditës Botërore të Shëndetit mendor, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, organizon Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mentor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës (pjesa e dytë) vizitojnë gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” si dhe shkollën e mesme mjekësisë “Luciano Motroni”. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Prizren, 10:30)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për medie për 100 ditëshin e punës së Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:00)

Me rastin e shënimit të tridhjete (30) vjetorit të Mbledhjes së Isniqit të 10 tetorit të vitit 1990, mbahet Akademi përkujtimore dhe përurohet pllaka përkujtimore në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq, ora 12:00)

Bëhet përurimi i Leksionit Enciklopedik të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00)

Mbahet manifestimi për dhënien e çmimit “Mërgimtari i viti 2020”, me qëllim të falënderimit për kontributin e diasporës dhënë ndër vjet. (Restauruan “ODA”, magjistralja Prishtinë-Gjilan, 15:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për medie për njëqind ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, 15:30)

Hapet Festivali i parë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020” (Kino “ABC”, Rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë, 17:45)

OJQ “Hardh Fest” organizon hardh Expo “The Legends”, përzgjedhjen e mbretëreshës së rrushit 2020. (Shtëpia e Verës, Rahovec, 18:00)