Ngjarjet e datës 11 nëntor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mban konferencë për media ku do të flitet për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci. (IKSHPK, ora 11:00)

Ambasada gjermane dhe ajo franceze në Kosovë përkujtojnë armëpushimin e 11 nëntorit 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore. (Seksioni ushtarak i varrezave ortodokse në Arbëri, Prishtinë, ora 11:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 16:30)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës në futboll (15 minuta e hapur për media). (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Izraelit në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:00)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Izraelit në futboll (15 minuta e hapur për media). (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:30)

Zhvillohet meçi për titull të kampionit të botës në Muay Thai (Tai boks), në mes të Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi. (Palestra e Sporteve “Habib Zogaj” Malishevë, ora 16:00)

Mbahet edicioni i 11-të i “Vihuela guitar fest”. (Pallati i Rinisë, Salla e Atelies, Filarmonia e Kosovës, ora 20:00)

Back to top button