Ngjarjet e datës 13 prill 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

– Dhomat e Specializuara vazhdojn procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve në në konfernecën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të zi z. Dritan Abazoviq në Kosovë. (Zyrat e AKB-së, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohen raportet me tituj “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”, raporte këto që janë si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatën VORAE dhe Projektin KOSINT, organizojnë takimin sektorial me ministritë e linjës dhe shoqërinë civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. (Hotel Garden, ora 10:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

– Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 11:00)

– Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të autorit Ahmet Mahmutaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 11:30)

– Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes të Republikës së Kosovës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nisja bëhet nga Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

Back to top button