Ngjarjet e datës 16 korrik

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 09:30).
Kuvendi i Republikës së Kosovës, mblidhet në seancë të rregullt plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00).
Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Save the Children mbajnë tryezë diskutimi me temë: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi”. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, 11:00).
Organizata Iniciativa për Progres (INPO), publikon raporti “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00).
Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 14:00).
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për t’u informuar nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Objekti i komunës së Suharekës, 14:30).
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, mban konferencë për medie. (Objekti i Gjykatës, Gjilan, 14:30).
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takohet me kryetarin e komunës së Dragashit për t’u informuar nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Objekti i komunës së Dragashit, ora 15:30).
Komuna e Skenderajt fillon shënimin e muajit të diasporës. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 20:00).

Back to top button