Ngjarjet e datës 16 maj

Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 9:00)

Mbahet konferenca finlandezo-kosovare “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit” (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 9:00)

Mbahet ceremonia për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. (Hotel “Emerald”, ora 9:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mblidhet për të shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Universiteti i Prishtinës i ndan titullin “Doctor Honoris Causa” për profesor Sean Murphy. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 11:00)

Prezantohet procesi hartues i Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Mbahet panel diskutimi me temën “Transparenca digjitale në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel “Ulpiana”, Graçanicë, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mblidhet për të shqyrtuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të KPK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Back to top button