​Ngjarjet e datës 17 korrik

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 09:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pret ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Bëhet promovimi i 10 librave të ekonomisë dhe i Monografisë “Komunikimi dhe bashkëpunimi Kroaci-Kosovë”, të autorit Muhamet Sadiku. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”,Prishtinë, ora 11:00)

Partia e Ballit Kombëtarë Demokratë Shqiptarë proteston kundër presionit që Serbia po i bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës. (Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të sheshit Skënderbeu, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci zhvillojnë takim me përfaqësuesit e “DokuFest”. (Hapësirat e “DokuFest”, ora 11:30)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon konferencë për media, ku do tw flitet për përgatitjet për ndeshjen Kosovë-Zvicër, që zhvillohet më 19 korrik në Prizren nga ora 20:45. (Four Points-Sheraton, Prishtina, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci vizitojnë Innovation and Training Park (ITP) në Prizren. (Ora 12:30)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryesuesit të K.K. Rahovec. (Salla e KK Rahovec, ora 14:00)

Back to top button