​Ngjarjet e datës 17 maj

Hapet “Forumi Biznesor i Boronicës”, merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel Emerald, 09:30)

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizon diskutimin “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare, 10:00)

Organizohet konferenca “Mërgata, Kosova dhe Dialogu”. (Salla 10, Kuvendi i Kosovës, 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Kuvendi i Kosovës, N506, 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës N303, 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” (11:00) dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. (12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj merr pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Mazrek. (11:00)

Promovohen librat “Ngarendja Politike”, “Sisteme Politike” dhe “Demokracia, Zhvillimi, Demonizmi”, të autorëve Vrullim Buja dhe Ramë Buja. (Kolegji AAB, Teatri Kamertal, 13:00)

Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N303, 13:30)

Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje. Marrin pjesë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, 15:00).

Hapet ekspozita personale e piktorit Esat Valla. (Galeria e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 19:00)

Back to top button