​Ngjarjet e datës 18 qershor

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të gjeturat e tri proceseve PETS në Komunat e Kosovës. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prishtinë, nga ora 10:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës shënon katër vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për rrugët. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Përurohet shtatorja e Leotrim Ahmetit. (Skenderaj, ora 13:30)

Komuna e Podujevës do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. Marrin pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. (Nga kryqëzimi i rrugës “Agron Rrahmani” dhe “Ali Ajeti” deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Fahri Fazliu”, ora 14:00)

Mbahet mbledhje komemorative kushtuar Sylë Tahirsylajt. (Hotel “Grand” Prishtinë, ora 14:00)

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, organizon pritje për Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:00)

Back to top button