Ngjarjet e datës 18 tetor

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton mbi çështjet vijuese të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00
Ministria e Punëve të Brendshme lanson hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz. (Ndërtesa e Qeverisë)

11:00
Mbahet ceremonia e përmbylljes së vitit të parë të programit Global Engineer Girls (GEG) Kosova. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Emerald”)

13:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

Back to top button