​Ngjarjet e datës 19 tetor

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Arsim shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për ratifikimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Mbahet takimi i dytë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 9:30-12:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama viziton ngrohtoren “Termokos”. (Ora 09:30)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet Propozim-Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Me rastin e 20-vjetorit të lumturimit të Nënës Terezë, do të promovohet libri jetëshkrimor “Nëna Tereze, dashuria në veprim” nga biografi i madh i Nënës Terezë, Don Lush Gjergji. (Salla Woodrow Wilson, ora 10:00)

Mbahet panairi i artizanaleve. (Sheshi i qytetit “Adem Jashari” Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet dita e tretë e festivalit “Dita e Gështenjës”. (Deçan, ora 10:00)

Hapet edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar Agrokos. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të projektit ”Mbështetja e sektorit të blegtorisë në regjionin e Dragashit” Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA mban ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për fermerët. (Fshati Brod, shkolla fillore “Zenuni”, Dragash. (Ora 12:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Back to top button