​Ngjarjet e datës 2 nëntor

Mbahet procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Klubi Politik “Afrim Zhitia” mban homazhe pranë obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia. (Llugë e Podujevës, ora 10:00, homazhe te varrezat e heronjve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në Prishtinë, ora 12:00, dhe nderim te flamuri kombëtar afër vendit ku kanë rënë heroikisht në “Breg të Diellit”, heronjtë Zhitia dhe Fazliu, ora 13:00)

Këshilli Organizativ, me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, mban homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në “Velani”, Prishtinë, ora 12:00 dhe homazhe te vendi i rënies “Bregu i Diellit”, Prishtinë, ora 13:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës organizon tryezën “Roli i institucioneve në trendet e zhvillimit të turizmit në Kosovë”. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 11:00-13:15)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, prezanton Strategjinë për mbrojtjen e interesave të komuniteteve. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, salla e konferencave, kati i tretë, ora 14:00)

Back to top button