Ngjarjet e datës 2 prill

Mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit: shqyrtimi i aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; njoftim me Raportin Vjetor të punës së Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve, të Përndjekurve Politikë dhe Komisionit të Ankesave (Kuvendi i Kosovës N-302m, ora 09:00)
Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite një varg çështjesh, përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjeve që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare (Salla e seancave, ora 10:00)
Mbledhje e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Salla e takimeve e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)
Debati me temë “Pas 100 ditësh, a kanë sjellë pushtetet e reja komunale ndryshime reale apo janë vetëm vazhdimësi e politikës së vjetër?” (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
ETEA mban dialogun socio-kulturor “Ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor: kush e udhëheq mësimin?”, me rastin e Ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë. (Qendra “Libart”, brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 14:00)
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përuron punimet në dy ndërtesa sociale. Marrin pjesë ministrat Artane Rizvanolli, Elbert Krasniqi dhe Nenad Rashiq, zyrtari i BE-së në Kosovë Hubert Perr (Plemetin, ora 14:20)
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përuron punimet në dy ndërtesat shumëbanesore sociale në Drenas. Marrin pjesë ministrja Artane Rizvanolli, zyrtari i BE-së në Kosovë Hubert Perr dhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci (Rruga “Fatmir Isufi” 39, Drenas, ora 15:30)