Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend:

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend:

Shoqata e të Shurdhërve të Prishtinës organizon turneun ndërkombëtarë në futsall. (Pallatin e Rinisë, në Sallën “1 Tetori” dhe në shkollën “DON BOSCO”, ora 09:00)

Në fshatin Qëndresë (ish-Randobravë) të Rahovecit do bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Mustafë Hoxhës. (Ora 10:00)

Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. (Varrezat e dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

Bëhet mbjellja e drunjëve dekorativ nëpër pjesë të ndryshme të qytetit Ferizajt. (Ora 11:00)

Shënohet 30-të vjetori i themelimit të Komitetit te Rrethit të LPRK-së për Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, ora 12:00)

Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re, Hana Arapi. (Hamami “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren, ora 19:00)