Ngjarjet e datës 21 shtator

09:30
Mbahet Samiti Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. (Online)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban diskutim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore nga ana e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial në Kosovë. Të ftuar: kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
10:00
Komisioni për Arsim mban diskutim mbi grevën në arsim. Të ftuar përfaqësues të SBASHK-ut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)
10:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazh te varri i Ahmet Krasniqit. (Varrezat e Dëshmorëve, Prishtinë)
11:30
Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
16:30
Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali (ora 10:30) dhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Back to top button