​Ngjarjet e datës 23 mars

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. ( Hotel ”Sirius”, ora 09:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, merr vendim për të publikuar thirrjen për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.( KGJK, ora 09:00.)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ditën e vizitorëve të veçantë në aktivitetin e Ushtrimit ndërkombëtar “Kosova Resolve 2023”. Merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ( Amfiteatri në Pomozotin-FSK, ora 09:30)

Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe atë pёr Prokurorin e Shtetit. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)

Mbahet seancë plenare. Në rend dite është raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe 15 pika tjera të rendit të ditës. (Salla plenare, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e dytë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2023. ( Zyra e Rregullatorit për Energji, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete në Prizren. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ora 10:00)

Ministria e Shëndetësisë organizon Shënimi i Ditës Botërore të TB 2023 me temën: Zotimi për t’i dhënë fund Tuberkulozit. Merr pjesë ministri, Arben Vitia. ( Hotel “Emerald” ora 10:30)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit e asamblistë, vizitojnë Këshillin e Bashkësisë Islame – Prizren për nder të fillimit të muajit të Ramazanit. (Bashkësia Islame, Prizren, ora 10:45)

OJQ ”Aktiv” organizon tryezë diskutimi me temën: ”E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës” (OJQ”Aktiv”Mitrovicë, ora 11:00)

Shoqata e Intekeltualëve “Jakova”, organizon promovimin e librit ”Skënder Imer Thaqi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Mait të Zi”. Do të diskutohet edhe mbi temën: Marrëveshja me Serbinë. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën? (Biblioteka ”Ibrahim Rugova”, ora 15:30)

Back to top button