Ngjarjet e datës 25 janar

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KRM “Pastrimi” mban protestë paqësore. (Kompania “Pastrimi”, ora 09:00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë organizon takim njoftues me Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”. (Hotel Gorenje, Veterrnik, ora 10:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Prezantohet raporti i parë për çrregullimin informativ. Hartuar e publikuar nga platforma për kontroll të fakteve, hibrid.info, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve “International Fact Checking Network” (IFCN) dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED). (Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të jetë i pranishëm në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç, pjesë e të cilit projekt do të bëhet edhe Komuna e Prishtinës. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 11:30)
Mbahet tryeza me temën: “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të cilën e organizon Zyra e IOM në Prishtinë, ora 13:00.
Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) prezanton arritjet e projektit “Mbështetje për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 17:30)

Back to top button