​Ngjarjet e datës 27 mars

Vazhdon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. (Ora 09:30)

Sesioni i vaksinimit me fokus në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve përmes vaksinimit të rregullt kundër Human Papilloma Virusit, ku marrin pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. (Shkolla “Ismail Qemali”, ora 09:30)

Në përkujtim të rënies së dhjetë dëshmorëve Rama do të mbahet Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq. (Ora 12:00)

Pas akademisë, homazhet do të bëhen nga ora 12:50, tek Lapidari në vendin e rënies së dëshmorëve Rama si dhe për viktimat civile Halimi, Merlaku dhe Haliti.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media para objektit të KEDS/KESCO-s. (Sheshi Bill Klinton, Prishtinë, ora 11:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e tij të radhës. ( Salla e takimeve, kati VI, ora 13:30)

Mbahet mbledhja e komisionit për buxhet, ku në rend dite janë tetë pika të rendit të ditës. (Kuvendi, salla C-203, ora 14:00)

Back to top button