Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane do të prezantojnë kontributet e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës – AKK për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 12:00)

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, do të takohet me ministrin e Jashtëm në detyrë të Kosovës Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të ANP “Adem Jashari”, ora 15:45. Konferenca për media mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, ora 17:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban “provën e dytë” për protesta. (Sheshet “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Ademi Jashari”. (Ora 17:00-19:00). Përgatitjet teknike nisin në ora 16:00.