Ngjarjet e datës 29 korrik

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton në parim Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe për Shërbimin në FSK. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ora 9:00
Mbahet seanca e dhjetë e bordit të ZRRE-së. (Ora 10:00)
Mbahet takimi i 218-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Ora 10:00)
Organizata INSID, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, nis një fushatë për anti-ekstremizëm. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara. Në rend dite është votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të KOSTT-it për vitin 2021, etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e shtatë. (KK Rahovec, ora 10:00)
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit në institucione shëndetësore protestojnë para drejtorive të institucioneve ku kryejnë shërbime, për shkak të mospërfshirjes së tyre në vendimin e Qeverisë për pagesën shtesë neto prej 10 përqind të pagës bazë për COVID-19. (Para QKUK-së dhe institucioneve tjera, ora 10:00)
Promovohen dy librat e fundit të autorit Driton Gashi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12:00)
Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit B. Z., i cili ngarkohet për veprën penale “vrasje e rëndë”. (Objekti i gjykatës, salla 1, ora 13:00)
Hapet ekspozita e dizajnit italian të qëndrueshëm italian “Ecodesign”. (Qendra Bogdani Polis, Katedralja Nëna Terezë, Prishtinë).

Back to top button