Ngjarjet e datës 3 prill

Seanca gjyqësore ndaj Jelena Gjukanoviqit, e akuzuar për spiunazh (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)
Konferenca “Bashkë për autizmin, rrugët drejt gjithëpërfshirjes”, e organizuar nga Qendra Terapeutike Heimerer (Nga ora 9:00 deri në 14:00)
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion:
Raportim i Bordit të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike, Bilancin 2026, shitblerjen e energjisë elektrike dhe çështjet tjera etj. (N-10, ora 9:00)
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike: Miratimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026 etj. (N-302, ora 9:30)
Agjenda e vizitës zyrtare të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla në Kosovë
09:30 – 09:35 Pritje Zyrtare (Holli i Ministrisë rr. Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, kati 0)
09:35 – 10:00 | Takim bilateral (Kabineti i ministrit, kati IV)
10:00 – 11:20 | Takim pune ndërmjet delegacioneve (Salla e mbledhjeve, Kabineti i ministrit)
11:30 – 11:45 Deklaratë e përbashkët për shtyp (Holli i Ministrisë)
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione: Ekspozita e shfaqur nё Prishtinë që ka tё bëjë me trajtimin e ngjarjeve tё luftës etj. ( N-10, ora 10:00)
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Shqyrtimi i draftplanit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026 etj. (Vendi: N-303, ora 10:00)
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi: Miratimi i fushëveprimit të Komisionit, shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror etj. (Vendi: N-302, ora 10:00)
Seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës: Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit (Vendi: Salla e seancave, ora 11:00)
Shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu për vrasje e rëndë (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)
Shfaqet dokumentari “Akuzat nuk qëndrojnë” i Asllan Bajramit. Trajton çështjen gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në në Hagë. (Kinema “ABC”- Prishtinë, ora 19:00)