Ngjarjet e datës 30 gusht

Ngjarjet e planifikuara per diten e sotme ne vendin tone

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave”. ( Zyret e shoqatës në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 10:00)

Zbulimi i pllakës përkujtimore me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole. (Para Grand Hotel Prishtina, ora 11:00)

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në shënim të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, bën homazhe në Poklek të Vjetër, Drenas. (Ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në asfaltimin e Qendrës së qytetit të Gjilanit. (Te Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

Hapet ekspozita me fotografi me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole. (Para Grand Hotel Prishtina, ora 11:10)

Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe dhe vendos lule te Obelisku i personave të pagjetur. (Obelisku i personave të pagjeturve, afër Kuvendit të Kosovës. (ora 13:00)

Mbahet ceremonia e ngritjes së shtatores së Senatorit Bob Dole.(Rruga “Bob Dole”, (Lagjja Dardania), Prishtinë, ora 13:30)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ , përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, si dhe përcjellja e mesazhit. (Ora 13:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe në Krushë e Vogël , Prizren. (Ora 15:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, viziton Shtëpinë Muze ‘Ukshin Hoti’ , në Krushë e Madhe, Rahovec. (Ora 16:00)

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë organizon një aksion rrugor në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme. ( Ora 18:00)

Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe dhe ndezja e flakadanëve. (Ora 19:00)

Back to top button