Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit. (Kuvendi i Komunës, Prizren, ora 10.00)

Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Takimi për shkak të COVID-19 do të organizohet nëpërmjet video-konferencës. (Ora 10.00)

Federata e Futbollit të Kosovës mban konferencë për media para ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë. (Hotel “Emerald”, ora 11.00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mnerr pjesë në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës. (Ora 12.10)

Kolegji AAB prezanton rezultatet e hulumtimit “Fëmijët online në Kosovë, përdorimi i internetit dhe eksperiencat”, mbështetur nga MASH-i. (Kolegji AAB, Biblioteka universitare, Fushë Kosovë, ora 14.00)