Ngjarjet e datës 7 mars

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, do të përurohet pllaka në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Arbërie Nagavci. (Ora 09:00)
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë mbi zhvillimet dhe veprimet pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 9:00)
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë. (Ora 09:45)
Kuvendi Komunal i Gjakovës mban mbledhjen e dytë të rregullt. (Objekti i komunës Gjakovë, kati i katërt, rruga “UÇK”, ora 10:00)
Mbahet manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)
Mbahet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorëve të Departamentit të Historisë Skënder Rizaj, Muhamet Terrnava, Masar Rizvanolli, Bedrush Shehu, Drita Gunga Bakia, Shukri Rrahimi, Muharrem Sopi, Nait Ipqiu, të cilët ndërruan jetë gjatë pandemisë. (Fakulteti Filozofik – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit organizon program festiv me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” Prizren, ora 11:00)
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë me rastin e Ditës së Mësuesit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)
Organizata joqeveritare dhe institucionet e Kosovës organizojnë një protestë në mbështetje të popullit të Ukrainës. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 12:00)
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 12:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektligjin për markat tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar mbi pabarazinë gjinore të grave në shoqëri. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” mban konferencë, ku do t’i shpalosë detajet e marshit protestues kundër vrasjes së grave që do të mbahet më 8 mars në Prishtinë dhe qytete të tjera. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 14:00)
Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve” . Koncerti mbahet në sheshin “Adem Jashari” Skenderaj, ora 18:00. Ndezja e flakadanit në Kompleksin memorial “Adem Jashari” Prekaz, ora 18:00.
Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bëhet ndezja e flakadanit në Kazermën “Adem Jashari” Prishtinë. (Ora 18:00)

Back to top button