Ngjarjet e datës 9 dhjetor

09:00
Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para objektit të MSH-së)
09:30
Mbahet Konventa Vjetore Bankare 2021, në organizim të Shoqatës së Bankave të Kosovës, me temën “Financimi i qëndrueshëm: Standardet mjedisore, sociale dhe qeverisëse për financim të qëndrueshëm në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit mbahet ngjarja “Transformimi i prokurimit publik. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së ShBA-së, Nicholas Giaccobbe, drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M prezantojnë raportin e Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. Merr pjesë ministrja e e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
10:00
Lëvizja FOL publikon gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e FOL, Prishtinë)
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon ekspozitën për Fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, me ç’rast do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. Kjo ekspozitë realizohet për nder të Ditës Kundër Korrupsionit. (Parku Arkeologjik “Lapidariumi”, përballë Muzeut Kombëtar)
11:00
Mbahet konferenca “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive”. (Shtëpia e BE-së, Prishtinë)
11:00
Me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Komiteti Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ndahen premitë për kampionet olimpike të “Tokio 2020”, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, trajnerin Driton Kuka, si dhe të gjithë sportistët e tjerë pjesëmarrës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
14:00
Instituti D4D mban tryezën me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)
17:00
Federata e Futbollit të Kosovës mban darkën e fundvitit me gazetarët e sportit. (Ambientet e stadiumi “Fadil Vokrri”)
19:00
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” mban eventin “Le të flasim”. (Kino Armata, Prishtinë).

Back to top button