Ngjarjet e datës 9 prill

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Kompleksin memorial në Koshare. (Ora 11:00)

U.D. presidentja Haxhiu merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2026, i cili organizohet nën patronatin e saj në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” (Kompleksi memorial në Koshare, ora 12:00)

Mbahet ekspozita “The Rerooting” nga artistja ukrainase Liudmyla Makei. (Hani i 2 Robertëve, Prishtinë 19:00)

Filmi “Nderi” / Obraz/ The Tower of Strength”, kandidat i Malit të Zi për çmimin Oscar dhe fitues i 20 çmimeve ndërkombëtare, me regji të regjisorit malazez Nikolla Vukçeviq, shfaqet për herë të parë në Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë (Vendi: Cineplexx, Prishtinë, ora: 20:00)

Back to top button