Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban Konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS në Veternik, ora 09:30 – 10:30)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban Konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS në Veternik, ora 09:30 – 10:30)

Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Ambasadori hungarez në Kosovë Jozsef Bencze dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini do ta bëjnë inaugurimin e pllakës përkujtimore në nderim të albanologut hungarez Istvein Schütr. (Parku i Madh i qytetit, ora 10:00)

Familjarët nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël protestojnë për shkak të uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq. (Para Pallatit të Drejtësisë Prishtinë, ora 11:00)

Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, u.d. presidentja Vjosa Osmani, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës hyrja nga sheshi, ora 11:30)

OJQ EC Ma Ndryshe mban aktivitete vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes:

ora 11:00, në Parkun e Qytetit Prizren

ora 12:00, në Kejin përballë xhamisë së “Sinan Pashës” Prizren

ora 13:00 në Marash Prizren

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban konferencë për futjen në greve të të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik në qendrat spitalore. (Zyra e Sindikatës, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon konferencë për media me temën: Lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja në blerjet vendore. (Zyrat e reja të OAK-së, rruga Gazmend Zajmi, nr. 6, te Xhambazët, Prishtinë, ora 14:00)