Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vendin tonë

Mbahet protestë e auto-shkollave. (Nisja nga Fakulteti Teknik në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës, ish-pallati i Rilindjes, ora 10.00-12.00)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani viziton Komunën e Obiliqit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune Xhafer Gashi, do të zhvillojnë një takim me qytetarët dhe të rinjtë për sfidat lidhur me mjedisin. (Palestra Sportive “Adem Jashari”, Obiliq, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport takim me përfaqësues të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Kuvendi i Kosovës, N-204, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takim me përfaqësuesit e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 11:00. Për shkak të situatës pandemike, takimi është i mbyllur për mediat)

Partia Demokratike e Kosovë, dega në Mitrovicë, mban konferencë për media me temën ‘Shkeljet e publikuara nga Zyra Kosovare e Auditimit për Komunën e Mitrovicës’. (Selia e degës së PDK-së në Mitrovicë, ora 12:00)