“Pasionet e Fshehta” është një prej telenovelave latine më të pëlqyera në fillim të viteve 2000, telenovelë e cila transmetohet ende nëpër botë.

Ky prodhim kolumbian u shfaq edhe përmes ekranit të RTV21, e mblodhi rreth vetes shumë shikues.

Kapelet e kaubojve u bënë trend, ashtu siç u bënë trend edhe pantallonat texas. 17 vjet më vonë këtë serial në kujtesë të shqiptarëve e solli këngëtarja Tayna, shkruan portali rtv21.tv

Ajo para pak ditësh publikoi këngën “Qe qe”, për klipin këngëtarja është inspiruar dukshëm nga kjo telenovelë.

Në imazhet në vijim janë të paraqitura disa nga krahasimet, ku shihet se skenat janë pothuajse identike.

“Qe qe” u lansua me 20 gusht dhe deri më tani ka mbledhur mbi tre milionë klikime./21Media