Macja më e vjetër në botë ka ngordhur në moshën 31 vjeçare. Pronarja 52 vjeçare, e mori dhuratë atë mace për ditëlindjen e saj të 20-të.

Michele Heritage, 52 vjeç, mori Rubble si dhuratë në ditëlindjen e saj të 20-të dhe ato kanë qenë të pandara që nga ajo kohë.

Rubble u bë macja më e vjetër në botë pasi mbushi 31 vjeç – ekuivalentin e pothuajse 150 në vitet njerëzore, transmeton rtv21.tv.

Ajo nuk kishte probleme specifike shëndetësore, por ndërroi jetë nga pleqëria.

Michele, ka zbuluar se për fat të keq macja ngordhi para se të mbush 32 vjeç. Ajo kurrë nuk kishte fëmijë të vet dhe e përkëdhelte atë si fëmijën e saj.

Rubble mundi rekordin më të vjetër të maceve të gjalla, e cila u emërua si shkelëse e rekordeve në moshën 30 vjeç nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

“Asnjëherë nuk kemi menduar për Librin e Rekordeve Guinness. Nuk doja ta bëja këtë duke pasur parasysh moshën e saj. Rekordi nuk ishte me interes për ne”, shtoi Michele.

Michele tha që e kujton saktë momentin kur së pari u takua me Rubble dhe pretendon të jetë 100 përqind e sigurt sa i përket datave – sepse ishte ditëlindja e saj e 20-të.

“Unë isha duke jetuar e vetmuar, kështu që kur e pranova kotelen. Ishte në maj 1988”, u shpreh ajo.

Macja më e vjetër e të gjitha kohërave sipas librave të rekordeve është Creme Puff e cila lindi më 3 gusht 1967, dhe jetoi deri më 6 gusht 2005 – një 38 vjeçare./21Media