Është ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve D.M dhe N.B për shkak të veprës penale ”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjakovë.

I pandehuri D.M e detyronte ish të dashurën e tij, viktimën L.B të përfshihej në marëdhënie seksuale me të tjerët, gjithashtu së bashku me të pandehurin N.B i siguronin klientë, të cilët i paguanin me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.

”Sipas aktakuzës të pandehurit D.M dhe N.B gjatë muajit korrik të vitit të kaluar në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B e cila më heret ka pasur lidhje dashurie me D.M”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë./21Media