Poezi nga: James Joyce

Përktheu: Orjela Apolloni

N’heshtje ajo âsht tu u krehë
tu i kreh flokët e gatë
n’heshtje dhe me nur
në nji atmosferë me t’u kând’.

Dielli n’gjethet e shelgut bie
dhe mbi barin me ngjyra,
dhe ajo flokët e saj të gatë
i kreh te pasqyra.

Po t’lutem, ndalu e mos i krih,
mos i krih flokët e tu të gatë
për to kam dëgju’ nji magji
nën nji atmosferë me t’u kând’.

Që e len ashtu dashnorin
as n’qëndrim as n’ikje
gjithçka e mirë, n’atë atmosferë
dhe me plot shpërfillje.