Rep-artistja Nicki Minaj ka publikuar dje projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin amerikan 6ix9ine, të titulluar “Trollz”.

Nicki, 37 vjeçe është shfaqur gjysmë e zhveshur në një skenë të klipit të këngës së re, teksa në skenat tjera ka vendosur të veshë një palë të brendshme me ngjyra.

Pamja e saj ekstravagante ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjete sociale dhe të gjithë po flasin sot për Nicki-n.

Ndërsa, 6ix9ine është në arrest shtëpie, por kjo nuk e pengon aspak reperin të bëjë këngë të reja dhe videoklipe.

Që nga publikimi në YouTube, “Trollz” ka arritur të klikohet mbi 51 milionë herë në kanalin e reperit./21Media