Aktorja e famshme australiane, Nicole Kidman, befasohet nga vendësit e saj të cilët në një nga muret e një ndërtese në Sydney të Australisë kanë pikturuar portretin e saj.

Nicole, është fotografuar tepër e emocionuar pasi ka parë portretin e saj gjigant. Kurse foton e ka postuar edhe ajo vetë në rrjetet sociale, duke shkruar vetëm: “Wow! Faleminderit Sydney për celebrimin e “Undoing”. Sonte do të shfaqet sërish.”

“Undoing” është seriali më i ri në të cilin diva Hollywoodyane paraqitet me rol kryesor, por që është edhe producente e këtij projekti televiziv që po merr kritika shumë të mira.