Këngëtarja Nicole Scherzinger, 42 vjeçe, tregoi se gjërat po vazhdojnë të jenë ende të forta mes saj dhe Thom Evans, 35 vjeç, ndërsa publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqej duke shijuar një shëtitje romantike në perëndim të diellit në plazh për Ditën e Shën Valentinit.

Ish-anëtarja e ‘Pussycat Doll’ dukej e bujshme ndërsa u shfaq me një palë bikini me leopard, ndërkohë që Thom u shfaq pa këmishë, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra, shkruan DailyMail.

Në një imazh të shkrepur gjatë pushimeve të tyre në Hawaii, bukuroshja u shfaq duke kërcyer me të dashurin, ndërsa mbanin distancë.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime … këtu ka edhe shumë perëndime dielli”, shkroi ajo në mbishkrimin e një prej fotografive.

Ndryshe, Nicole është takuar me Thom që nga viti 2019, pasi u takua për herë të parë me të në edicionin inaugurues të “X Factor: Celebrity”./21Media