Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji 

(Lajm i përditësuar)


Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji 

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me energjinë elektrike në Kosovë thotë se në 4 vitet e fundit ka keqmenaxhim të prodhimit dhe të importit të kapaciteve të reja elektrike.

Tutje ai thotë se projekti i PDK-së për gazë është ndaluar nga kjo qeveri aktuale.

“Janë dy probleme themelore është që problemi i parë është që Kosova nuk arrinë të prodhojë energji të mjaftueshme elektrike nga resurset që i ka dhe e dyta është që menaxhimi i këtij prodhimi dhe procesit të importit edhe ndërtimit të kapaciteteve të reja është keqmenaxhuar posaqarisht në 4 vitet e fundit, PDK do të sjellë projektin e gazit i cili ka qenë projekt ekzistues i financuar nga MSS me fonde edhe nga Bashkimi Evropian për të përkrahur këtë projekt, projekt i cili është ndaluar nga qeveria aktuale. Ne do ta kthejmë projektin e gazit për Kosovën që të sigurojmë që përmes ndërtimit të termocentalit me gazë që të zhvillojmë burimet e furnizimit me energji elektrike që është sfida e parë dhe më e rëndësishme. Është stopuar nga kjo qeveri. Ne jemi të bindur që partnerët tanë amerikanë dhe qeveria e Republikës së Kosovës të investojë në këtë projekt dhe jam i bindur që ka fonde edhe tek BE që të ringjallet ky projekt. Be ka rreth 900 milionë euro të ndara në mes të granteve”, tha Nikaj. /RTV21/21Media


Nikaj: Hekurudha që e lidh Prishtinën me aeroportin mund të elektrifikohet dhe të kemi trena modern

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 premton se në dy vitet e para të qeverisjes do të përfundojë projektet e nisura të infrastrukturës.

Ndërkaq sipas tij sistemi hekurodhorë në Kosovë ka mbetur prapa, ku sipas tij i nevojitet një përballje me zhvillim modern.

“Në dy mandate të PDK-së janë përfunduar dy autostrada, një pjesë e madhe e këtyre rrugëve janë filluar në mandatet e PDK-së nuk janë përfunduar në mandatet e qeverive të udhëhequra nga partitë e tjera. Ajo që e dallon edhe PDK-në edhe kanditatin tonë për kryeministër është një përvojë e dëshmuar në arritjen e qëllimeve të vendosura. Në dy vitet e para do t’i përfundojmë të gjitha projektet e nisura dhe do të fillojmë projektet e reja. Linjat hekurudhore, sistemi hekurudhorë në Kosovë ka mbetur shumë prapa asaj që na nevojitet neve për t’u përballur me zhvillimin modern.
Ne kemi këtu një hekurudhë e cila lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën me airoportin “Adem Jashari” të Prishtinës e cila mund të elektrifikohet dhe të kemi trena më modern të lëvizjes së qytetarëve”, tha Nikaj. /RTV21/21Media


Plani i PDK-së për rritjen e pagave, Nikaj: Zgjidhja jonë është rritja e të hyrave mujore

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se zgjedhja e PDK-së është rritja e pagave të pensionistëve dhe punëtorëve privat.

“Zgjedhja jonë është rritja e të hyrave mujore, rritja e pagave, rritja e pensioneve të gjitha kategorive edhe për kategoritë e dala nga lufta, pensionistë kontributdhënës, punëtorët e sektorit privat”, tha ai.

Tutje kandidati për deputet nga PDK thotë se në programin e kësaj partie ka programe edhe për skemën sociale.

“Në programin tonë ka programe edhe për ata që gjenden në skema sociale që të inkurajohen të dalin nga skena sociale përmes programeve të rikualifikimit dhe vendosjes në tregun e punës ne kemi masa në programin tonë të cilat i kemi quajtur fondi i papunësisë të cilat krijojnë një garanci për punëtorët edhe në sektorin privat dhe publik që kur të humbin punën të mos mbesin në rrugë në periudhë të caktuar kohore”, tha Nikaj. /RTV21/21Media

Deklarata e Kurtit për opozitën, Nikaj: Nuk merremi me fjalët e tij


Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se fokusi i fushatës së PDK-së nuk është të merret me fjalët e kryeministrit Kurti.

“Fokusi i fushatës tonë nuk është që të merremi me kryeministrin dhe me fjalët e tij, fokusi i fushatës sonë ka qenë dhe vazhdonë të jetë një kontakt i vazhdueshëm i përditshëm me qytetarët dhe votuesit në këtë rast ku ballafaqohen me jetën në Kosovë qdo ditë dhe kanë sfida të cilat shkojnë përtej atyre sfidave se qfarë mendojmë ne si politikanë”, tha Nikaj. /RTV21/21Media


Nikaj: Programi i PDK-së është diskutuar me qytetarët e Kosovës

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se programi i PDK-së është i përpiluar dhe prezantuar me qytetarët e Kosovës

“Fillimi zyrtar i fushatës është kulmimi i një kontakti të vazhdueshmë që PDK e ka pasur me qytetarin qdo ditë në qdo cep të këtij vendi. Duke diskutuar për problemet, sfidat , brengat por edhe për mundësitë për t’i adresuar këto sfida duke u bazuar në një mori të workshopeve që kanditati jonë për kryeministër z.Hamza ka mbajtur me qytetarët edhe në Kosovë dhe në diasporë. PDK ka përpiluar dhe prezantuar një program i cili është fokusuar në ato që ne kemi dëgjuar, analizuar dhe diskutuar me qytetarët e Kosovës, prandaj edhe masiviteti që ne sot po e shohim nëpër tubimet hapëse të fushatës zyrtare është rezultat i kësaj përpjekje të vazhdueshme që ne kemi pasur me qytetarët të Republikës së Kosovës”, tha Nikaj. /RTV21/21Media

 

Back to top button