Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt për rrahjen në Pejë
Dy ditë më parë, reperi Noizy dhe disa persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në Pejë. Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital. Lidhur me rastin ende nuk ka të arrestuar.
Për rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka deklaruar se fton qytetarët që të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi./21Media