Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi- Fifi, ka finalizuar një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë Fifi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se kënga e saj e re titullohet “Ninullë dashnie” dhe se do të publikohet këtë javë.

Ndryshe, “Përjetesi” është projekti i fundit muzikor që Fifi e solli në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga deri tani ka arritur mbi 12 milionë klikime në Youtube./21Media