Edhe pse situata e krijuar nga Covid-19 i ndërpreu punën e artistëve disa prej tyre qënduarn aktiv me prurje të reja muzikore. Në mesin e artistëve që për fansat e tyre sollën projekte të reja gjatë kësaj kohe është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi.

Fifi sapo publikoi këngen e re të titulluar “Ninullë dashurie”, shkruan rtv21.tv

Për tekstin e këngës është kujdesur vet Fifi, kurse për melodinë e këngës janë kujdesur Filloreta Raçi dhe Fatjon Miftari.

Ndryshe, “Përjetesi” është projekti i fundit muzikor që Fifi e solli në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga deri tani ka arritur mbi 14 milionë klikime në Youtube./21Media