Nipi i Pablo Escobar ka thënë se gjeti një qese plastike me para me vlerë 18 milionë dollarë të fshehura në murin e një prej shtëpive të xhaxhait të tij.

Nicolas Escobar tha për mediat kolumbiane “një vizion” tregonte se ku mund të kërkonin paratë në apartamentin ku ai jeton në qytetin e Medellinit.

Ai tha se nuk ishte hera e parë që gjente para në vendet ku xhaxhai i tij shmangte kapjen, pasi Escobar thuhet se fshehu miliona prona.
Ai vdiq në një shkëmbim zjarri me policië në vitin 1993.

Në kulmin e karrierës së tij Escobar u tha të ishte personi i shtatë më i pasur në planet, transmeton rtv21.tv.

Thashethemet për fatin e fshehur të Escobar kanë qarkulluar në Medellin që nga vdekja e tij, pasi ai kaloi dekada duke bërë luftë kundër shtetit kolumbian për të parandaluar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Nicolas Escobar i tha kanalit televiziv kolumbian Red + Noticias se ai gjithashtu kishte gjetur një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik dhe një film që ende nuk ishin zhvilluar.

“Era brenda ishte e tmerrshme. Një erë 100 herë më e keqe se diçka që kishte ngordhur”, tha ai.

Disa prej kartëmonedhave të dekadave të vjetra u prishën dhe nuk ishin më të përdorshme, tha Nicolas Escobar, i cili ka jetuar në apartament për pesë vitet e fundit.

Në intervistë, ai tha se e shoqëronte xhaxhain e tij në shumë raste dhe se ai ishte rrëmbyer një herë nga individë që kërkonin vendndodhjen e Escobar: “Unë u torturova për shtatë orë. Dy nga punëtorët e mi u sulmuan me një sharrë elektrike me zinxhir”.

Escobar u lind në Rionegro, Kolumbi në vitin 1949 dhe themeloi një kartel droge në Medellín në vitet e 70-ta.

Në veprimtarinë e tij më aktive, banda siguroi rreth 80% të kokainës së kontrabanduar në Shtetet e Bashkuara.

Pasuria e tij e renditi atë në listën e miliarderëve global Forbes për shtatë vjet.

Pasi SHBA lëshoi një urdhër ekstradimi, Escobar i rezistoi kapjes dhe banda e tij shënjestroi politikanë, polici dhe gazetarë.

Pasi u arrestua në 1991, Escobar u strehua në një burg të modelit të tij, me nofkën Katedralja, ku ai vazhdoi të mbikëqyrte Kartelin Medellín.

Në tërësi, Escobar mendohet të jetë përgjegjës për rreth 4,000 vdekje.

Por rrënjët e tij modeste e bënë atë të popullarizuar në mesin e disa kolumbianëve, mbështetjen e të cilëve ai e kultivoi duke dhënë shuma të mëdha parash dhe duke investuar në lagje të varfra në Medellin./21Media