Një person nga Gjilani nuk i kishte punët aq mirë më axhën e tij për shkak të një prone, por pasojat i pësoi gruaja e axhës.

Të shtunën rreth orës 15:00 nipi i cili u arrestua pati një fjalosje me axhën e tij, me ç’rast e sulmoi me çka i qëlloi në dorë, sipas policisë ishte (çelës mekanik/vegël pune). Ai e hodhi çelësin në drejtim të axhës së tij, por qëlloi gruan e axhës.

Sipas policisë viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

I dyshuari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media