Pas pak çastesh do të fillojë edhe ndeshja mes Turqisë e Italisë.

Momentalisht ka filluar ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian Euro 2020, kampionat ky që është i 16 me radhë.

Në fushë shihen disa performues, së bashku me disa balona në të cilët vërehen flamurët e shteteve pjesëmarrëse, të shoqëruara edhe nga fishekzjarrët.

Kanë mbetur edhe pak çaste deri në fillim të ndeshjes mes Turqisë e Italisë, ku do kemi rastin të dëgjojmë edhe intonimin e himneve të dy kombëtareve./21Media