Pelegrinazhi vjetor i Haxhit po fillon në Arabinë Saudite, duke u zvogëluar në mënyrë dramatike për shkak të koronavirusit.

Vizitorëve ndërkombëtarë u është ndaluar të bëjnë udhëtimin për në Mekë, në përpjekje për të frenuar pandeminë.

Sivjet priten vetëm 10 mijë pelegrinë, në krahasim me rreth 2 milionë që ishin zakonisht, transmeton rtv21.tv.

Ata që po marrin pjesë po iu nënshtrohen kontrolleve të temperaturave dhe testeve të viruseve, ndërsa filluan të mbërrinin në Mekë në fundjavë.

Adhuruesit gjithashtu do të duhet të bëjnë karantinë para dhe pas haxhit. Maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme në çdo kohë.

Rituali pesëditor është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë një herë në jetë secili mysliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

Mbretëria ka regjistruar më shumë se 270 mijë raste me afro 3 mijë vdekje, një nga shpërthimet më të mëdha në Lindjen e Mesme./21Media