Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale, presidenti nuk u prononcua për media.

Dje, Thaçi deklaroi se është biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se ka pasur interesim të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Thaçi dhe të tjerët, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura./21Media