Flasin për koalicionin qeverisës

Flasin për koalicionin qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur mbledhjen e saj të kryesisë, ku pritet të diskutohet për koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu sot tha se ata kanë dërguar ofertë parimore the janë në pritje.

Ndërsa dje, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri të ditur se nuk e kanë pranuar propozimin e fundit të LDK-së për marrëveshje. “Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë lëre”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Lideri i LDK-së Isa Mustafa nuk preferoi të deklarohet para mbledhjes duke thënë se pas saj do të dalin me deklaratë./21Media